Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me artistin, Dhjetori, i cili ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij muzikore si solo artist. Endrit Krasniqi, i njohur me emrin artistik Dhjetori, tashmë e ka publikuar këngën e titulluar “Fajsom”, të cilën e promovon sonte në “Express”.
Po ashtu ju sjellim storje nga skena e kulturës në vend. Veprat artistike kanë qenë historikisht mjet i fuqishëm për të dokumentuar traumat shoqërore. Në rastin e Kosovës, ndonëse ekzistojnë vepra të rëndësishme letrare e filmike që trajtojnë luftën, ato ngjajnë të pakrahasueshme me përmasat e ngjarjes. Kjo temë është shtjelluar në ditën e tretë të edicionit të dytë të konferencës shkencore ndërkombëtare me titull “Nga lufta te rimëkëmbja: Një qasje multidisiplinare ndaj traumës së luftës në Kosovë”
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë ceremoninë shpërblyese “BAFTA” dhe filmin e ri triler “How To Make A Killing”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Fajsom” e kthen dhjetorin fuqishëm në skenë | Express
-
“Nemesis”, një pasqyrë e fortë e historisë dhe mendjes njerëzore, sonte në “Express”
-
“Dhëmbë të fortë” shtrëngon pritjen përtej luftës dhe realitetit, sonte në “Express”
-
Filharmonia ia jep 17 shkurtit dramën muzikore të kujtesës e krenarisë, sonte në “Express”
-
Gjesti rikthehet me këngën “Memories”