Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me Florent Mehmetin, regjisor dhe bashkëskenarist i shfaqjes “Nemesis”, e cila vjen premierë në fillim të muajit mars në Teatrin “ODA”.
Po ashtu sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës në botë. Dy artiste aziatike kanë pushtuar galerinë e njohur të Londrës “Hayward” me instalacione gjigante. Chiharu Shiota dhe Yin Xiuzhen përdorin objekte të gjetura dhe tekstile, për të eksploruar konceptin e kujtesës.
Në anën tjetër, Reagimi i “Eurovision Kosovo” në rrjete sociale duke e akuzuar Serbinë se “nuk mund ta ndajë politikën nga Eurovisioni”, ka marrë vëmendje ndërkombëtare. Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” shkruan se pretendohet që kënga “Jugosllavia”, e cila synon ta përfaqësojë Serbinë në “Eurovision”, e sipas reagimit e “glorifikon” Jugosllavinë dhe se Unioni Evropian i Transmetuesve nuk do ta lejojë nëse Beogradi e kandidon.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Nemesis” me lojën dhe çmenduritë e sundimtarëve, sonte në “Express”
-
Cannes për “Duan”, histori suksesi që nis me çmim, sonte në “Express”
-
Muzeu i Mitrovicës e fut Kosovën në rrjetin evropian të muzeve, sonte në “Express”
-
“Nemesis” i hakmerret pushtetit që çmendet nga arroganca
-
“Kultura sot” si në vitet ‘90 me shkëndija të rastësishme suksesesh, sonte në “Express”