Rrugëtimi për në botën e Qëndresë Dedës fillon me tregime e mall të fëmijërisë, të shndërruar në diçka më të madhe.
Një hapësirë e dominuar nga ngjyra blu, një barkë që e paraqet brishtësinë dhe fjalët e artistes, e përbëjnë lojën delikate të prezantuar nga fituesja e çmimit “Artistët e së nesërmes”
E emërtuar “Anija e budallëve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, e të gjithë që janë të kushtëzuar si ajo anije…”, kjo ekspozitë qëndron mes ëndrrave të fëmijëve e nostalgjisë të së rriturve, raporton “Express” i KTV-së.
Deda tani vijon studimet në Lubjanë të Sllovenisë, gjë që i ka pamundësuar kontaktin me audiencën.
Gjatë 2020-s, Qendra për art bashkëkohor “Stacioni”, do të vazhdojë me aktivitete, ndër të cilat, dallohet shkolla verore.
Ekspozita e veçantë e Qëndresë Dedës, do të jetë e hapur për publikun deri më 8 shkurt.
-
“Flower” fiton “Artistët e së nesërmes” përballë luftës me nënvetëdijen, sonte në “Express”
-
“Flower” fiton “Artistët e së nesërmes” përballë frikës dhe luftës me nënvetëdijen
-
Çështjet ekzistenciale në veprat e finalistëve të “Artistët e së nesërmes”
-
Çështjet ekzistenciale definojnë veprat e finalistëve të “Artistët e së nesërmes”
-
“Ëndërr” në lojë me ngjyrat gjen harmoninë