Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skocia barazon me Slloveninë

Skocia barazon me Slloveninë

Përfaqësuesja e Skocisë ka barazuar pa gola me Slloveninë të shtunën pasdite në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stozice” në Lubjanë në pranin e 12 mijë shikuesve. 

Skocia ishte dukshëm më kërkuese gjatë ndeshjes, duke krijuar më shumë raste për shënim.

Skocezët regjistruan 17 tentativa drejt portës, ndërsa Sllovenia pati vetëm katër. 

Edhe në posedimin e topit, avantazhi ishte në anën e Skocisë.

Edhe Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë Futboll Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë

Pavarësisht rasteve, të dyja përfaqësueset nuk arritën t’i konkretizonin rastet. 

Në grup me Skocinë dhe Slloveninë janë edhe Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.