Ka përfunduar baras 1:1 ndërmjet Kanadasë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma në Toronto i takoi Grupit B të Kupës së Botës.
Jovo Lukiq e kaloi në epërsi Bosnjë-Hercegovinën në minutën e 21-të.
Kanadaja shifrat i barazoi në minutën e 78-të me golin që e realizoi Cyle Larin, dy minuta pas inkuadrimit.
Së bashku me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kanadanë në Grupin B janë edhe Zvicra dhe Katari – të cilat luajnë nesër.
Edhe
Kanadaja barazon rezultatin
Bosnjë-Hercegovina ndeshjen e dytë të grupit e luan më 18 qershor ndaj Zvicrës.
Ndërsa Kanadaja një ditë më pas takohet me Katarin.