Për tri ditë me radhë, “Redo” ishte nikoqire e 300 mysafirëve nga Kosova, por edhe nga vende të tjera për të diskutuar për çështje aktuale që kanë të bëjnë me dizajnin grafik.
Të dielën e përfundoi edicionin e nëntë. Organizoi një seri ngjarjesh dhe krijoi një trekëndësh me lokacionet e tij, shkruan sot “Koha Ditore”. Në natën e parë u mbajt në “Kino Armata”, të dytën në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe në të tretën në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZgjedhja e këtyre lokacioneve pati një prapavijë. Ishte një lobim që ndërtesat publike të mbesin të hapura për publikun.
Bardh Haliti, drejtor i konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik “Redo”, ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat pasi asetet e ish-shtypshkronjës “Rilindja” janë shitur.
“Kemi lobu që ndërtesat publike të mbesin publike dhe të mos privatizohen. Fatkeqësisht kemi marrë vesh që edhe asetet e ish-shtypshkronjës ‘Rilindja’ janë shitur e për ndërtesën nuk kemi ndonjë informacion akoma pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit të Kosovës nuk po tregon se a është shitur apo jo”, ka thënë ai.
Hapësira e ish-shtypshkronjës “Rilindja” në edicionet e kaluara, siç ka thënë Haliti, ishte përdorur edhe nga “Redo”. Mbajtja e aktiviteteve kulturore në këtë hapësirë ishte ndaluar para disa javësh.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)