Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po e paguaj çmimin me lëkurën time

hashim thaci

Në një intervistë për “Top Story” nga Haga, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për krijimin e Gjykatës Speciale.

Thaçi ka rrëfyer arsyet që çuan Kosovën drejt këtij vendimi, duke thënë se vendi ishte “mes dy zjarreve” dhe se zgjedhja e bërë në atë kohë ishte “e keqja më e vogël”.

“Kosova ishte midis dy zjarresh: ta themelonte gjykatën bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë, ose të lejonte formimin e saj nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. U përcaktuam për të keqen më të vogël për Kosovën. Kështu e evituam Rusinë dhe Kinën nga procesi; sikur të ndodhte e kundërta, do të ishte një kthim prapa për Kosovën në kuptimin legal, politik dhe historik. Për rrethanat thelbësore të ardhjes deri të formimi i kësaj gjykate dhe ecuria e më pastajme, si një proces i gjatë dhe intrigues, nuk mund dhe nuk dua të flas. Isha i zotuar nga ana ime të mos i ndodhte asgjë e keqe Kosovës. Tani jam duke paguar çmimin në lëkurën time. Por, kapërcen edhe kjo vështirësi”, u shpreh Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për akuzat e Dick Martyt për gjoja trafikim organesh që çuan edhe në presionin ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale. 

“Ato ishin thjesht një justifikim për themelimin e kësaj gjykate. Për gati gjashtë vjet kemi dëgjuar riciklime akuzash, të trajtuara tash e tri dekada nëpër institucione të ndryshme të drejtësisë ndërkombëtare, pastaj edhe në ato vendore dhe ato serbe. UÇK-ja është më e hetuara dhe më e gjykuara nga të gjitha palët ndërluftuese në territorin e ish-Jugosllavisë. Në anën tjetër, ajo ishte më bashkëpunuesja me drejtësinë ndërkombëtare nga të gjithë. Diçka nuk përputhet këtu. E vërteta është se shtypja historike dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve e masivizuan UÇK-në si reagim vetëmbrojtës popullor. Kujtojmë masakrat e shkurtit dhe marsit të vitit 1998 në Drenicë. Këtë fakt e konfirmojnë dhe i dhanë jehonë edhe diplomatët botërorë. Serbia e nisi luftën. Kosova u mbrojt nga shfarosja. Të njëjtën gjë disa vite më parë e kishin bërë kroatët, boshnjakët dhe sllovenët përballë Serbisë. Siç po bëjnë sot edhe ukrainasit përballë agresorit rus”, tha Thaçi. 

Edhe Vuçiqi për vendimin e Speciales ndaj Thaçit: E di se do të jetë kryesisht shfajësues Arbëri Vuçiqi për vendimin e Speciales ndaj Thaçit: E di se do të jetë kryesisht shfajësues

Ai ka treguar se ishte kthyer nga Perëndimi në Kosovë për t’iu bashkuar rezistencës shqiptare. 

“Tani po akuzohem sikur kthimi im paska ndikuar për të ndezur hovin dhe masivizuar rezistencën. Çdoherë dhe gjithë aktiviteti im ka qenë transparent, për popullin e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh Thaçi.

Që nga nëntori i 2020-s, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u mbajtur në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Katërshja e UÇK-së është në pritje të aktgjykimit lidhur me këtë rast, i cili do të shpallet në seancë publike më 16 shtator.

“Pres një aktgjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga askush dhe nga asnjë lloj motivi. Të vërtetën e kanë parë gjyqtarët, realitetin e ka parë edhe bota. Tashmë u mbetet atyre të nxjerrin vendimin; është në duart e tyre”, tha Thaçi. 

Ai ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ka thënë se e ka vizituar disa herë dhe ka shtuar se ai përmes reformave ka vendosur ta bëjë Shqipërinë evropiane. 

Thaçi ka folur edhe për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë.

Edhe Paralajmërohen protesta kundër Speciales Arbëri Paralajmërohen protesta kundër Speciales

Ai e konsideron këtë veprim si pikën më kulminante të historisë politike të Shqipërisë. 

“Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-së mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmojë vetveten”, theksoi ai.