Një qendër tregtare, e destinuar për lojëra dhe produkte për fëmijë, është përfshirë nga flakët në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas fotove të siguruara nga KOHA, nga objekti është parë duke dalë një sasi e madhe tymi.
Policia ka thënë se janë në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit.
“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
VIDEO:
-
Një zjarrfikës pësoi lëndime gjatë intervenimit në qendrën tregtare që e kaploi zjarri
-
Zjarr në një objekt në Vragoli, raportohet për dëme materiale
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
S’ka të lënduar nga zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë
-
Dyshimet për mjet shpërthyes në Prishtinë rezultojnë të rreme