Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. 

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka njoftuar për KOHËN se një person ka marrë tretman mjekësor. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit. 

Ai ka thënë se po zhvillohen hetimet për të sqaruar detajet e rastit.