Zjarri ka përfshirë kulmin e një shtëpie në Matiçan në Prishtinë. Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdesamed Shkodra, ka thënë për KOHËN se zjarri është vënë nën kontroll.
Ai ka njoftuar se rreth orës 21:50 është pranuar informata për zjarr në një shtëpi në Matiçan.
E zjarrfikësit në Prishtinë kanë intervenuar edhe në një rast në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Në ballkonin e një banese ishte përfshirë nga zjarri një kondicioner. Shkodra ka thënë se ishte zjarr fillestar dhe është intervenuar shpejt.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Zjarr në një banesë në “Bregun e Diellit”, një person pranon tretman mjekësor
-
Policia jep detaje për zjarrin në Kçiq, u dogjën edhe shtëpi
-
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren
-
Zjarre në malet përreth Prishtinës, Komuna me apel për qytetarët