Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

S’ka të lënduar nga zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë

zjarr

(E përditësuar 10:40) - Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri që e kaploi parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë në orët e para të së shtunës.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


Dyshohet se është përfshirë nga zjarri një objekt në Prishtinë

Një pjesë e objektit të një qendre tregtare në “Rrugën B” në Prishtinë dyshohet se është përfshirë nga zjarri në orët e para të së shtunës.

Edhe Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale Kronikë Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale

Sipas videove të siguruara nga KOHA, shihet se tym i madh del nga një pjesë e këtij objekti. Në vendngjarje janë parë zjarrfikësit e Policia. 

KOHA ka kontaktuar me Policinë dhe zjarrfikësit për të mësuar më shumë për ngjarjen. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

VIDEO: