Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket prej pesë ditësh në Leposaviq shtetasi i Serbisë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë është raportuar i zhdukur në Leposaviq nga nëna e tij, ka njoftuar Policia. 

Siç është bërë e ditur, vendndodhja e tij nuk dihet tash e pesë ditë. 

Pas raportimit, rasti është proceduar tek organet kompetente dhe është njoftuar prokurori përkatës. 

Me urdhër të tij, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.