Një grua është raportuar e zhdukur nga familjarët në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar se, sipas raportimit nga ankuesit, viktima është larguar që nga mëngjesi i hershëm i së shtunës dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR - Mitrovicë 06.06.2026 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante.