Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet me kallashnikov një 20-vjeçar në Korçë, autori në arrati

Korçë

Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në arrati.

Sipas mediave në Shqipëri, viktima dyshohet se është qëlluar me kallashnikov nga pas, teksa po ngjiste shkallët drejt katit të tretë të një banese.

Sipas raportimeve, pak para ngjarjes viktima dhe autori i dyshuar ishin përfshirë në një konflikt. Në dorën e viktimës është gjetur një thikë, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi dhe policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Në Korçë është angazhuar edhe RENEA. Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle pranë banesës së autorit të dyshuar, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në varrezat e qytetit, pasi është parë në atë zonë.

Edhe Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri Kronikë Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri

Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Viktima ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë për më shumë se një vit. Para dy muaj e kishte lënë vullnetarisht detyrën.