Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje në tentativë në Mitrovicë të Veriut

Policia

Një person është therur me thikë në Mitrovicë të Veriut të dielën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një zënke verbale, ndërkaq i dyshuari ndodhet ende në arrati.

“Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

“Vrasje e rëndë në tentativë & armëmbajtje pa leje. Mitrovicë Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e plotë policor.