Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theri me thikë një person, Policia gjen armë e granata në shtëpinë e serbit në veri të Mitrovicës

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet për sulm me thikë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar e lënduar në spital.

“Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është rrahur dhe therë me thikë nga i dyshuari”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkohë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me 78 fishekë, një granatë dore, dy shok-bomba, tri thika, një antiplumb, para në dinarë serbë si dhe pajisje që dyshohet se shërbejnë për përgatitjen e narkotikëve.

“Lidhur me rastin janë arrestuar edhe dy të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt përveç të dyshuarit të parë i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.