Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentativë vrasjeje në Fushë-Kosovë, një person theret me thikë

Therje me thikë

Foto-Ilustrim

Foto: Alban Bujari

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë pas një sulmi me thikë.

Sipas Policisë, viktima – një mashkull kosovar – është goditur me thikë nga një person i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar, i cili pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po vazhdon trajtimin mjekësor nën mbikëqyrjen e policisë.

I dyshuari aktualisht është në kërkim nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe mbetet nën hetim.