Kronikë

Një person dyshohet të jetë therur me thikë në Fushë-Kosovë

sulm me thikë

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se është therë me thikë gjatë mbrëmjes të së dielës në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas saj, rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Nënë Tereza” të kësaj komune. 

“Sonte rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë-Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.