Një person është therur mbrëmë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.
Policia njoftoi se i dyshuari është i njohur për Policinë. Ai dyshohet se me disa të tjerë sulmuan viktimën.
Viktima po trajtohet në QKUK, e sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona. Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti po hetohet, ndërkohë nga Policia u tha se njësia policore është në sigurim të viktimës.
Artikuj të ngjashëm
-
I mituri dyshohet se theri një person, arrestohet
-
Theret një person në Podujevë
-
Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje