Një person u ther me thikë të premten në Drenas.
E Policia të shtunën ka sqaruar se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik.
Viktima po trajtohet në QKUK, kurse i dyshuari është në arrati.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKUK-së, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.