Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri sulme me thikë në Prishtinë dhe Drenas vetëm gjatë së dielës

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Tri raste të përdorimit të thikës janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Drenas në rajonin e Prishtina dhe Gllogoc vetëm gjatë mbrëmjes së 8 marsit, sipas Policisë.

Rasti më i rëndë është cilësuar si vrasje në tentativë dhe ka ndodhur rreth orës 21:00 në kryeqytet. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje një person është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar ende i paidentifikuar, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. 

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Një tjetër rast është regjistruar rreth orës 20:20 në Drenas, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër. Viktima është dërguar po ashtu për trajtim në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, rreth orës 20:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë është raportuar për një rast lëndimi të lehtë trupor, ku një person dyshohet se është sulmuar nga gjashtë persona të panjohur dhe ka pësuar lëndime për të cilat ka marrë trajtim mjekësor. 

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar një armë zjarri me leje të shenjëtarisë, disa thika, 151 fishekë të llojeve të ndryshme, dy karikatorë dhe pjesë shtesë për armë, si dhe tri leje për armë. 

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se për të gjitha rastet është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.