Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, në rrugën “Metush Krasniqi”. Sipas të dhënave, i dyshuari është ndaluar nga policia menjëherë pas incidentit.
Viktima ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Artikuj të ngjashëm
-
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari
-
Theret me thikë një burrë në Fushë-Kosovë
-
Përleshje mes disa personave në Fushë-Kosovë, njëri theret me thikë
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje