Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi ishte përfshirë në një rrahje mes disa personave. Në këtë përleshje një person është therur me thikë.
Ai thuhet se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti që ka ndodhur të dielën në mbrëmje është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në një rast rrahje në mes disa personave. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë-thikë nga personat e përfshirë në rrahje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.