Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura godet për vdekje një 80-vjeçare në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok

Një këmbësore 80-vjeçare ka vdekur të shtunën në mbrëmje pasi u godit nga një veturë në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në segmentin rrugor në fshatin Zhabarë.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshës rreth 80-vjeçare”, thuhet në njoftim.