Dy vëllezër janë rrahur mes vete në Deçan të shtunën, pas një fjalosje që kishin pasur.
Siç ka njoftuar Policia gjatë intervistimit njëri ka deklaruar se ka një armë pa leje, e cila i është konfiskuar së bashku me 63 fishekë. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Deçan 02.10.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër) pasi qe të njëjtit pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Njëri nga ë dyshuarit gjatë deklaratës ka pranuar se posedon një armë pa leje e cila është konfiskuar së bashku me 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy vëllezër që u rrahën mes vete në Han të Elezit, Policia u gjen armë e fishekë
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Dy vëllezër në Obiliq përleshen fizikisht për shkak të një prone
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Dhjetë të arrestuar nga dy familje, s’dihet pse u rrahën mes vete