Një personi në Deçan i është konfiskuar arma e zjarrit pasi teksa po kalonte në vendkalimin e këmbësorëve ai është rrëzuar dhe i ka rënë arma nga brezi. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në afërsi kanë qenë policia të cilët e kanë vënë re dhe e kanë dërguar të dyshuarin për intervistim.
Pas intervistimit ai u lirua në procedurë të rregullt ndërsa arma dhe 9 fishekë, iu konfiskuan.
“Derisa i dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke kaluar vendkalimin e këmbësorëve i njëjti është rrëzuar dhe i ka rënë nga brezi një armë. Në afërsi kanë qenë policia të cilët e kanë marrë personin e dyshuar dhe e kanë sjellë në stacion policor për intervistim. Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë me 9 copë fishek, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Dyshohet se u vetëplagos në Junik, dërgohet në QKUK
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj