Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në Strellc të Deçanit të enjten pasdite. Dyshimet fillestare, sipas Policisë, janë për vrasje aksidentale mes familjarëve.
Rasti ka ndodhur në bjeshkët e Deçanit. Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje.
“Nga veprimet e ndërmarra në vendin e ngjarjes, sigurimi i provave materiale dhe intervistimi i dëshmitarëve okularë, ekziston dyshimi se viktima ka humbur jetën si pasojë e pakujdesisë së të dyshuarit, përkatësisht nga shkrepja e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Pejë.
Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është sekuestruar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Prokuroria e Policia janë zotuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj deçanasit për tentimvrasje të katërfishtë
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Vdes një person në një vetaksident në Lloqan të Deçanit
-
Vdiq një punëtor në Deçan, rasti po hetohet
-
Vdiq një person në Llaushë të Skenderajt, dyshohet se humbi jetën nga zjarri