Dhjetë persona janë arrestuar të premten në Lipjan pasi janë rrahur mes vete.
Nuk dihet motivi që ka çuar në rrahje, ndërsa të arrestuarit janë anëtarë të dy familjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka njoftuar se të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta dhe ka pasur edhe armë.
“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur. Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura”, thuhet në raportin e PK-së.
Dy prej tyre kanë pësuar lëndime, një prej të cilëve është dërguar në QKUK.
Të dhjetë të dyshuarit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.