Katër persona janë arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës të premten pasi janë rrahur mes vete.
Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.
Policia ka sekuestruar një kallash.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve
-
Rrahje mes disa personave në Prishtinë e Podujevë
-
Dalin pamjet e përleshjes në Podujevë ku mbetën të plagosur tre persona
-
Rrahje dhe gjuajtje me armë në Podujevë, shoqërohen katër persona në polici