Tetë persona janë arrestuar në Plemetin të Obiliqit të premten pasi janë rrahur mes vete.
Gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të mitur kanë vazhduar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa prej tyre janë trajtuar në spital.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të mitur vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.