Një 46-vjeçare ka vdekur nga aksident që ndodhi pasditen e së enjtes në fshatin Bresalc të Gjilanin.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se vdekja e pasagjeres është konstatuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, derisa dy persona të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.
Trupi i pajetë është dërguar në obduksion me vendim të prokurorit, e hetuesit policorë të aksidenteve po i hetojnë rrethanat e këtij aksidenti.
“Ju njoftojmë se në aksidentin e trafiku mes tri automjeteve, që ka ndodh me datë 31.10.2024 rreth orës 15;00h ,ku si pasojë e këtij aksidenti kanë qenë të lënduar tre persona. Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Gjilan për ndihmë mjekësore. Pasagjerja, shtetase e Kosovës (1978), si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion”, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
-
Vdiq një prej pasagjerëve të përfshirë në aksidentin te Liqeni i Livoqit
-
Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gjilan
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë