Kronikë

Vdiq një prej pasagjerëve të përfshirë në aksidentin te Liqeni i Livoqit

Aksident

Foto: Ilustrim

Ka vdekur një prej pasagjerëve të veturave që u aksidentuan  të enjten te Liqeni i Livoqit në Gjilan. 

Një prej shoferëve dhe një pasagjere ishin dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda, e më pas pasagjerja ka vdekur. 

“Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.