Një 46-vjeçar ka humbur jetën në një aksidenti trafiku në rrugën Ferizaj – Prishtinë të shtunën pasdite.
U.B. vdiq pas plagëve të marra në një aksident mes dy veturave e një motoçiklete. Ai po drejtonte motoçikletën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.