Një person që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga 12 maji pas një aksidenti trafiku në të cilin ishte përfshirë në Lloshkobare të Ferizajt, ka vdekur në orët e para të së hënës.
Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh që viktima ka vdekur rreth orës 01:15.
Viktima është goditur nga një veturë në këtë fshat të Ferizajt në mesnatën e 12 majit. Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizajt, e më pas është transferuar në QKUK.
Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë
-
Vdiq në QKUK personi që u godit nga vetura në Fushë-Kosovë
-
82-vjeçari që u aksidentua në Ferizaj vdiq në QKUK, u godit nga automjeti transportues
-
Një këmbësor humb jetën në Ferizaj pasi u godit nga vetura