Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit

Policia e Kosoves

Një person që ishte goditur nga vetura më 5 gusht, ka vdekur të mërkurën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte duke u trajtuar në repartin intensiv në Spitalin e Vushtrrisë, porse nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.