Kronikë

Një këmbësor humb jetën në Ferizaj pasi u godit nga vetura

Aksident

Foto ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident trafiku të hënën në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj.

Ai është qëlluar nga një veturë në lëvizje, e me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me fatalitet”.

“Një mashkull  kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

82-vjeçari që u aksidentua në Ferizaj vdiq në QKUK, u godit nga automjeti transportues

1 muaj më parë / 3 dhj 2024 11:55
Aksident - foto ilustrim - policia e kosovës

Foto ilustrim

Këmbësori që ka vdekur të hënën mbrëma në Ferizaj është 82-vjeçar, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ai ishte goditur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë nga një automjet transportues. Viktima po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia i ka thënë KOHËS se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa shoferi i automjetit, A.B. 54-vjeçar, është ndaluar për 48 orë.

Ndaj tij po zhvillohen procedurat hetimore.

“Më datën 02.12.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë së në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë në afërsi me udhëkryqin e fshatit Prelez i Muhaxherëve është një aksident komunikacioni rrugor, ku janë përfshirë një automjet transportues ‘Iveco’ me targa vendore dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, mashkull i moshës 82-vjeçar. Në vendin e ngjarjes ka dalë një ekipë mjekësore, të cilët fillimisht i kanë dhënë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas me autoambulancë e kanë dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e plotë.