Ka vdekur edhe një prej të aksidentuarve në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Një grua vdiq në vendin e ngjarjes ku u përplasën një kamion e një veturë, e më vonë, një person tjetër ka vdekur derisa po dërgohej nga Spitali i Prizrenit në QKUK.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë se personi veçse ishte sjellë pa shenja jete në Emergjencë.
Vdiq drejtuesja e veturës me targa të huaja në aksidentin mes veturës e kamionit në autostradë
Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Edhe
Një grua vdes nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
Aksidenti ka ndodhur të premten në mëngjes midis një veture me targa të huaja dhe një kamioni.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën "Ibrahim Rugova" në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante.