Një aksident tjetër ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, një ditë pasi dy gra vdiqën pas përplasjes së veturës ku gjendeshin me një kamion.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se dy persona janë lënduar.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi. / EO
Artikuj të ngjashëm
-
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
-
Shtatë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Një grua humb jetën në vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Vdes një grua në një vetaksident në Prizren, dy të tjerë lëndohen
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar