Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka njoftuar se rreth orës 17:50 ka pranuar informatën për aksidentin, në të cilin janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të lënduar, por sipas informacioneve fillestare ata janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 17:54 kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën "Ibrahim Rugova" saktësisht në Duhël - drejtimi për Prishtinë. Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për 7 persona të lënduar, për momentin jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia. /KP
-
Pesë të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
-
Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar
-
Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”