Të hënën në mëngjes një 58-vjeçar, i cili ishte duke punuar në Minierën “Trepça”, ka vdekur.
Zëdhënësi i Rajonit të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë se dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një punëtor në vendin e punës në Istog, një i arrestuar
-
Vdiq një punëtor pasi ra nga një objekt në ndërtim në Ferizaj
-
Ndalohet një person për vdekjen e punëtorit në vendpunishte në Veternik
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë
-
Punëtori humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Gjakovë