Një punëtor ka vdekur në vendin e punës gjatë pasdites të së enjtes në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se personi ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa po punonte në rrugën “Pjetër Bogdani” të kësaj komune.
Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për këtë rajon, Vlera Krasniqi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë
-
Vdiq një punëtor, ra nga ndërtesa ku po punonte
-
Dy punëtorë vdiqën pasi ranë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë
-
Vdiq një burrë në Gjakovë, ra përtokë sapo doli nga firma ndërtimore ku punonte
-
Vdes punëtori që u lëndua në vendin e punës në Gjakovë