Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre personave në Rahovec iu zihet prita nga një i armatosur

i maskuar

ilustrim

Tre persona në Rahovec kanë njoftuar policinë pasi iu është zënë prita nga një person i armatosur.

Sipas raportit të policisë, fillimisht ata kanë vërejtur një pengesë në rrugë dhe pasi kanë dalë nga vetura për ta larguar atë, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë iu është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe duke iu kërkuar para.

Viktimat pasi kanë refuzuar dhe kanë filluar lëvizjen, në drejtim të tyre i dyshuari ka shtënë me armë duke qëlluar rrotën e pasme të veturës.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet mes tjerash në raport.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.