Dy persona janë arrestuar të shtunën në vendin Guri i Kuq në Rahovec, në dy raste të ndara, ka njoftuar Policia e Kosovës. Njëri u arrestua pasi nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policorë duke ua bllokuar rrugën me veturë e sulmuar edhe fizikisht.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtaret policor duke u bllokuar rrugën me veturë, e me pas edhe i ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Personi tjetër sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri. I dyshuari në vendin e ngjarjes e dorëzoi armën e zjarrit AK-47 e cila dyshohet se u përdor gjatë të shtënave.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes i dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit AK-47 e cila dyshohet se është përdor, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur edhe një karikator i të njëjtës armë dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.