Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për lëndim të lehtë trupor. Sipas raportit të Policisë ata kanë sulmuar me thikë dy persona, njëri prej të cilëve shtetas i Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Viktimat thuhet se kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas të Shqipërisë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Theren me thikë dy persona në Prishtinë
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Dy të arrestuar për sulm me thikë ndaj katër personave