Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, edhe në rivendosje ka caktuar një muaj paraburgim për pesë zyrtarët policorë që dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.
Gjykata e Apelit më 21 korrik anuloi paraburgimin për të pandehurit I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., duke i caktuar arrest shtëpiak dhe duke e kthyer rastin për rivendosje në Themelore.
Por sot (23 korrik), Themelorja vendosi sërish se masa e nevojshme është paraburgimi.
“Masë që do t’i llogaritet prej datës së ndalimit më 7 korrik”, thuhet në vendimin e siguruar nga BetimiPërDrejtësi.
Pesë zyrtarët policorë dyshohet se e shkaktuan vdekjen e 27-vjeçarit gjatë arrestimit të tij, në rastin që nxiti edhe protesta para stacionit policor në Lipjan.
-
Lirohen nga paraburgimi policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
-
Anulohet vendimi për paraburgim për policët e përfshirë në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut
-
Nga 30 ditë paraburgim pesë policëve që dyshohen se shkaktuan vdekjen e Agon Zejnullahut
-
Nga një muaj paraburgim policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
-
Kërkohet një muaj paraburgim për policët që dyshohen se u përfshinë në vdekjen e të riut në Lipjan