Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq të hënën në Lipjan.
Prokuroria përmes një përgjigje ka thënë se “Prokurori i Shtetit e ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”.
Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, me dyshimin se po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugët e Lipjanit. Në një prononcim në KTV, vëllai i viktimës, Alban Zejnullahu, ka thënë se ai ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit.
Pesë zyrtarët policorë po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
-
Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan
-
Nga 30 ditë paraburgim pesë policëve që dyshohen se shkaktuan vdekjen e Agon Zejnullahut
-
Nga një muaj paraburgim policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
-
Arrestohen pesë policë për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan
-
Lirohen nga paraburgimi policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut