Për veprën “vrasje nga pakujdesia” janë ndaluar pesë zyrtarët policorë që morën pjesë në arrestimin e 27-vjeçarit në Lipjan i cili më pas vdiq. Këtë e ka konfirmuar për Kohën, kryeprokurori Zejnullah Gashi.
Për të njëjtit, Inspektorati Policor ka kërkuar më herët suspendim, duke thënë se janë po intervistohen dëshmitarë, si dhe ka filluar mbledhja e provave materiale, incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe incizimet nga telefonat mobil.
Bëhet fjalë për katër policë dhe një rreshter.
27-vjeçari, Agon Zejnullahu, ka vdekur në orët e para të së hënës, pak pasi është arrestuar nga policia në Lipjan, për shkak të dyshimeve se po sulmonte automjete e kalimtarë.
E, Alban Zejnullahu, vëllai i të ndjerit ka thënë se Agoni vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit.
“Ne nuk na ka njoftuar kurrgjë, na e kanë ndërruar dy-tri herë, jo kështu ka vdekur, jo kështu. Pasi i kemi parë videot, e kemi vërejtur që rasti ka qenë krejt ndryshe. Nga dhuna e tepruar e policëve, ka ardhur deri te vdekja edhe në bazë të videos siç duket”, ka thënë ai.
Familja e burrit që vdiq në Lipjan pasi u arrestua, e akuzon Policinë për dhunë
27-vjeçari, Agon Zejnullahu, ka vdekur në orët e para të së hënës, pak pasi është arrestuar...-
Nga një muaj paraburgim policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
-
Kërkohet një muaj paraburgim për policët që dyshohen se u përfshinë në vdekjen e të riut në Lipjan
-
Familja e burrit që vdiq në Lipjan pasi u arrestua, e akuzon Policinë për dhunë
-
Lirohen nga paraburgimi policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
-
Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan