Gjykata e Apelit e ka anuluar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, për paraburgimin e 5 policëve të përfshirë në rastin e vdekjes së Agon Fejzullahut në Lipjan dhe çështjen e ka kthyer në rivendosje.
“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm, PPr.nr.41/2025, të datës 09.07.2025, duke e kthyer çështjen në rigjykim”, thuhet në njoftim.
Nga Apeli kanë konfirmuar për KOHËN se policët do të qëndrojnë në paraburgim deri në një vendim tjetër të Themelores.
Gjykata Themelore të pandehurve iu kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale vrasje nga pakujdesia.
“Gjykata e Apelit e Kosovës - Departamenti i Përgjithshëm, i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim. Kolegji gjykues ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij”, thuhet në njoftim.
Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban “analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet”.
Edhe
Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan
Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar.
Pesë zyrtarët policorë, dyshohet se e shkaktuan vdekjen e 27-vjeçarit gjatë arrestimit të tij.
-
Lirohen nga paraburgimi policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"
-
Anulohet për çështje procedurale seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve