Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tetë burra të arrestuar për dhunë në familje

Tetë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Policia, në një rast në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra e saj. Ndërkaq si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë është arrestuar i dyshuari se e kishte fyer dhe më pas kanosur ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Podujevë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

E në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij viktimat. I dyshuari është arrestuar pas intervisitimit.

Në Suharekë janë regjistruar dy raste të dhunës. Në njërin rast gruaja ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. ndërkaq në rastin e dytë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin është ndarë, përmes telefonit i dërgon mesazhe kërcënuese. I njëjti është arrestuar.

Edhe Tetë raste të dhunës në familje të paraqitura për 24 orë Kronikë Tetë raste të dhunës në familje të paraqitura për 24 orë

Në Prizren për dhunë në familje është arrestuar një burrë që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, i njëjti është arrestuar.

Ndërkaq në Vushtrri, është arrestuar një person që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.