Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se të dielën është arrestuar një zyrtar policor në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “kanosje”.
IPK-ja thuhet se ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor, që theksohet se është zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në detyrë.
“Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën ‘Dardania’, në kryqëzim me rrugën ‘Hajrullah Zymi’, pranë shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë-Kosovë. Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara
-
IPK-ja arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për lëndim dhe kanosje të një zyrtari të IPK-së
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e tetë policëve në dy raste të ndara
-
Rekomandohet suspendimi i një zyrtari policor në Fushë-Kosovë